Kryeministri Edi Rama ka zbuluar bisedën paraprake që ka zhvilluar me ish-zëvendëskryeministrin Erion Braçe, në lidhje me dorëheqjen e këtij të fundit nga pozicionet ekzekutive.
Rama u shpreh se Braçe i ka thënë se ai nuk do të jetë barra e askujt dhe të mos ketë asnjë shqetësim për të.
“Kemi folur paraprakisht dhe me shumë sinqeritet dhe modesti më ka thënë se unë nuk jam barra e askujt dhe më ka thënë mos ki asnjë shqetësim në raport me mua”, tha Rama.
/a.r