Stina Sanders është një modele angleze e cila ka reklamuar firma të mirënjohura si ‘Nike’, ‘Lynx’ dhe ‘Loreal. Instagrami i saj ka shumë ndjekës dhe admirues të cilët nuk përtojnë asnjëherë të shprehin dashurinë me komentet e tyre. Por së fundmi ajo ka bërë një eksperiment me rrjetet sociale duke dashur të dëshmojë se çfarë i bën të tjerët të pëlqejnë diçka më shume e çfarë më pak.
Ajo, për një javë të tërë ka postuar fotografi pa grim, me thonj të parregulluar dhe me flokë të palara. Londinezja e kishte vërejtur që ndjekësit e saj kanë filluar të pakësoheshin, Stina ishte inspiruar të bënte një gjë të tillë nga Essena O’Neill e cila me një video përshëndetëse dhe shumë prekëse ishte ndarë nga rrjetet sociale përgjithmonë me arsyen se jeta që imponohet nga Instagrami është false dhe dërrmuese./ORAinfo/