Në fjalën e tij në Asamblenë Kryeministri Rama ka zbuluar emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton.
Rama ka emëruar studenten 20-vjeçare Bojkena Basha Sekretare të Rinisë.
Ai ka ironizuar se Bojkena Basha nuk është tironse, jeton në Durrës por as durrsake nuk është.
Për Ramën, Bojkena Basha është shumë më e mirë se Lulzim Basha, pasi flet shumë më bukur se aid he zgjohe shumë më herët se ai.
RAMA:
Sekretari i përgjithshëm Damian Gjiknuri
Sekretati organizativ do të jetë Blendi Klosi
Rolin e sekretarit dixhital do ta marrë Etjen Xhafaj
Burimet njerëzore të partisë janë një sfidë për t’u fituar, Anila Denaj do ta drejtojë këtë
Roli i sekretares së gruas do ti besohet Etilda Gjonajt
Romina Kuko do të jetë në krye të sekretariatit për marrëdhëniet me jashtë
Detyrën e sekretares me rininë dua tia besoj një aktiviste 20-vjeç, Bojkena Basha
g.kosovari