Kryeministri Edi Rama përpara socialistëve në Asamble pranoi se edhe PS ka kontributin e saj që në sytë e publikut partitë duket si një cirk dhe “klub” çakejsh”.
Rama u shpreh se partitë nuk mund të zgjohen vetëm kur vijnë zgjedhjet dhe as nuk mbahet gjallë si moçal interesazh.
Rama vuri theksin edhe tek drejtorët dhe tek ata që rrethojnë ministrat.
“Ai rreth të privilegjuarish, jo individë por strukturë keqbërëse është një nga armiqtë e transformimit jetik. Për ne është etike nëse duam një parti që merr besimin vazhdimisht të shqiptarëve. Duhen zhdukur nga sytë e popullit nësë duam që shqiptarët të na afrohen shumë më shumë. Ne kemi fatin ta shkruajmë historinë. Është jetike për ne që të ndahemi nga ajo strukturë nëse duam që Shqipëria të ketë arritur majën që ne kërkojmë pas 2 zgjedhjeve të ardhshme dhe pastaj t’ia lëmë radhën brezave të tjerë“, tha Rama.
/a.r