Meteorët mund të ngatërrohen me yjet që bien pasi duken sikur kanë një bisht drite në qiell. Në fakt, janë shkëmbinj të vegjël që përplasen me atmosferën e Tokës. Meteoritët janë trupa qiellorë që i mbijetojnë përplasjes me atmosferën dhe arrijnë deri në sipërfaqen e Tokës.
Një meteor fillon me një asteroid, i cili është një shkëmb që pluskon në hapësirë dhe rrotullohet rreth Diellit. Shumë prej tyre gjenden midis Marsit dhe Jupiterit, por duke u “endur” në hapësirë, mund të ndodhë të përplasen dhe të copëtohen duke formuar meteoritet. Këto të fundit kanë madhësi që varion nga një kokërr rëre deri në një metër.
Nëse një meteorit hyn në atmosferën e Tokës, digjet dhe më pas prek sipërfaqen. Gjatë rënies, lë pas një vijë të përndritur që njihet si meteor dhe mund të ngatërrohet me një yll që bie.
Por ndërsa meteoritet kanë një masë relativisht të vogël, ka 5% mundësi të goditesh nga një i tillë. Përkthyer në një shifër, mundësia është 1 në 840.000.000. Është regjistruar vetëm një e tillë, në Sylacauga, Alabama më 30 Nëntor 1954.
Një grua po flinte gjatë pasdites kur një meteorit i theu dritaren, goditi radion dhe ra më pas mbi ijen e saj. Meteoriti peshonte thuajse 4 kilogramë dhe ishte ndarë më dysh. Pjesa tjetër e tij u gjet pak milje më tutje.
/a.r