Rusia i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për keqtrajtim të të dënuarit për kontrabandim të drogës, Konstantin Yaroshenko, duke thënë se atij nuk i është dhënë ndihmë mjekësore.
Komisionari për të drejtat e njeriut në Ministrinë e jashtme të Rusisë, Konstantin Dolgov, i tha agjencisë TASS se Yaroshenko “gjatë viteve aktuale pa përjetuar probleme shëndetësore në rritje, pa pasur mbështetje përkatëse mjekësore nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara”.
“Ne e shohim këtë si shkelje të vrazhdë të të drejtave të tij”, tha Dolgov. Konstantin Yaroshenko, ish-pilot rus, ishte burgosur në Fort Dix të Nju Xherzit, pasi ishte dënuar në vitin 2011. Alexei Tarasov, avokat i Yaroshenkos, tha se klienti i tij aktualisht i ka shkruar letër Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, duke kërkuar ndihmë për të pasur vizitë nga një specialist i pavarur ose mjek rus.