Zyrtarisht jemi në vjeshte, por moti dhe temperaturat do të jenë në favor të atyre që janë zgjedhur Shtatorin për të pushuar. Sipas sinoptikanëve moti në javën e parë të muajit do të jetë i qëndrueshëm dhe reshjet vetëm kalimtare.
“Moti i qëndrueshëm na ka shoqëruar gjatë gjithë kësaj jave dhe pritet të jetë prezent edhe në fundjavë në një pjesë të mirë të territorit, ndërkohë që e shtuna në mbrëmje dhe e diela do të sjellin reshje, por të përkohshme” .
Edhe temperaturat do të vijojnë të mbeten më të larta se sa mesatarja e stinës.
“Deri në datën 15 pritet që temperaturat të jenë 30, 31 gradë do të na shoqërojnë në territorin shqiptar megjithëse jemi në vjeshtë ndërkohë që reshjet do të jenë shumë pak të pranishme”.
Sa i përket intensitetit të erës sinoptikanët parashikojnë një forcim gjatë fundjavës, duke bërë që në zonat bregdetare të arrijë edhe mbi 50 km/orë.
/a.r