Intervista e sekretares së re të PD-së për të përndjekurit, Jonila Godole, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në Partinë Demokratike.
Kjo, duke qenë se ajo kërkoi që Sali Berisha të largohet nga PD. Intervista çuditërisht u publikua edhe nga “RD” e portali i familjes Berisha, por menjëherë nisën presionet dhe sulmet ndaj Godoles, por mbi të gjitha ndaj Lulzim Basha.
Ky i fundit u detyrua të nxirrte kryeredaktorin e “RD” për të bërë një sqarim pse e publikoi lajmin kundër Berishës, ndërsa më pas lajmi u zhduk fare nga faqja e “RD”.
Ndërsa në mbrëmje, Lulzim Basha nëpërmjet kreut të grupit parlamentar, iu kërkoi nëpërmjet një nesazhi deputetëve dhe drejtuesve të PD-së, të mos flasin më në media për Berishën, pa u konsultuar.
“Mirëmbrëma të gjithëve! Duke ju uruar shumë suksese në detyrën e rëndësishme që ju kemi besuar, kërkoj mirëkuptimin tuja për të mos konfirmuar asnjë dalje mediatike pa koordinuar mesazhin politik për temat që do të diskutohen.
Gjithashtu çdo dalje mediatike për çështje politike duhet të realizohet me njoftim paraprak të zyrës së shtypit të PD. Ju falënderoj për mirëkuptimin!
Për çdo informacion apo sqarim me shkruani/telefononi tek numri im dhe jo në këtë grup. Gjithë të mirat. Alfred Rrushaj”, thuhet në SMS-në e Rrushajt.
/b.h
Qesharak deri ne dhimbje!
Mahhhh