Ka nisur seanca në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për prokurorin e Sarandës, Sali Hasa i arrestuar për korrupsion.
Siç raporton gazetari Ermal Vija, Hasa ka lëshuar një deklarate nga burgu se nuk do te paraqitet sot në seancë.
Hetimi për prokurorin është kryer vetëm për pasurinë. Nga raporti ILDKPKI ka rezultuar se deklarimi nuk është i saktë, ka deklarim të rremë dhe mungesë burimesh.
Kujtojmë se Hasa u arrestua ne qershor të këtij viti me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Sipas SPAK ai dyshohet se i mori një shumë parash shtetases Elsiona Papa, për ti pushuar dosjen vëllait të saj Emiljan Mirjanit, pasi akuzohej dhe ishte vënën nën hetim për plagosje.
Referuar dosjes së prokurorisë, Papa është fotografuar në zyrën e prokurorit sëbashku me Edison Korkutin, i cili u plagos nga vëllai i saj. Sipas hetimeve ajo ka e ndikuar te prokurori për të pushuar hetimet për vëllain e saj që akuzohej për plagosje me dashje dhe mbajtje të armëve te ftohta.
/b.h