Greqia është ndër vendet e para në botë, që nga e mërkura vendosin kufizime të rrepta për të pavaksinuarit.
Nga 1 shtatori, mjekët dhe pjesëtarët e tjerë të stafeve mjekësore që ende nuk e kanë kryer injektimin e të paktën dozës së parë do të pezullohen nga puna.
Kufizimet për të pavaksinuarit do zgjerohen edhe në sektorë të tjerë si në arsim, transport publik, etj.
Pezullimi nga puna i mjekëve pritet të aplikohet si masë edhe në Francë, duke nisur nga 15 shtatori.
Në baret, restorantet dhe disa ambiente argëtimi, që nga mesi i gushtit nuk lejohet hyrja e të pavaksinuarve.
Sakaq nga 1 shtatori, krahas ambienteve të argëtimit, sistemi i certifikatës së gjelbër bëhet i detyrueshëm në shkolla dhe transportin me tren.
Vaksinimi po ndikon edhe në vendimet e gjykatave. Në Shtetet e Bashkuara ka bërë bujë rasti i Rebeca Fërlitit, të cilës Gjykata e Çikagos i mohoi kujdestarinë e fëmijës në gjyqin ndaj ish-bashkëshortit, pasi nuk ishte e vaksinuar.