Për shkak të pandemisë edhe këtë vit, mësimi do të zhvillohet duke zbatuar rregullat anti-Covid dhe protokollin e përcaktuar nga Instituti i Shëndetit Publik.
Kështu, përveç mbajtjes së maskës apo distancimit social ka disa rregulla të reja, të cilat do të duhet të zbatohen me përpikmëri, me qëllim parandalimin e përhapjes së covid.
Në udhëzimin e ministrisë së Shëndetësisë dhe të ISHP, ndër të tjera thuhet se nxënësit nuk duhet të dalin nga klasa, me përjashtim kur ata duhet të shkojnë në tualet, por edhe në këtë rast nxënësi do të shoqërohet.
Një tjetër pikë e udhëzimit është zhvillimi i mësimit në oborrin e shkollës, kur kjo është e mundur.
Ndërkohë lëvizja e nxënësve nëpër klasa, laboratorë apo palestra duhet të bëhet në mënyrë të organizuar në mënyrë që të shmangen grumbullime. Nxënësit e një klase të caktuar duhet të përdorin vetëm tualetin e katit ku ndodhet klasa e tyre pa u përzier me ata të kateve të tjera, ndërkohë që qëndrimi në korridore do të jetë i ndaluar.
Qëndrimi dhe mësimi në klasa
• Gjatë procesit mësimor, mesuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin social dhe fizik me nxënësit dhe mësuesit e tjerë, në 1.5 metra dhe mban në mënyrë të detyrueshme maskën përgjatë gjithë kohës, pavarësisht statusit të vaksinimit të tij.
• Brenda klases, nxënësit qëndrojnë të ulur nga një nxënës në bankë, dhe bankat në të paktën 1.5 metra larg njëra-tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të ndahen në klasa të tjera.
• Nèse transporti i nxenesve kryet me mjetet të transportit të dedikuara ose publik, duhet te mbahet maska gjate gjithë kohës se transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i nënshtrohen rigorozisht udhëzuesit për transportin
• Nxënësve të ciklit të ulet 9-vjeçar, u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.
•Nxënësit e ciklit të lartë 9-vjeçar dhe të mesëm, duhet të mbajnë maskë në ambjentet e brendeshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në ambjentet e shkolles.
• Mesuesit sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maske dhe t’i mbajnë rregullisht ato (sipas specifikimit të grupmoshave).
• Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa jate oreve te mesimit përveç rasteve kur i duhet të përdorin tualetet. Në këtë rast nxenesi duhet te shoqerohet
• Kur është e mundur, praktikohet měsimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.
• Nuk lejohet ushqimi në klasë
• Per nxenesit të cilët kanë sëmundje kronike apo patologji të tjera, sipas rekomandimeve dhe ndjekjes së protokollit nga mjekët kliniciste, mund të mbajnë maskë gjate gjithe kohes ne klase.