Jonila Godole, një ditë më parë u zgjodh Sekretare për të Përndjekurit Politikë në Partinë Demokratike.
Pavarësisht kësaj, duket se Godole, nuk i beson dhe aq shumë kreut të PD, Lulzim Basha. Kjo pas një deklarate që ajo ka bërë pak kohë më parë, kur ishte e ftuar në emisionin e Mustafa Nanos.
Teksa i drejtohet pyetja nëse ka kuptim që Lulzim Basha të qëndrojë në krye të PD pas zgjedhjeve të 25 Prillit ajo përgjigjet pa hezituar, që kjo nuk është normale.
“Personalisht, nuk jam unë askush që të them të qëndrojë ai apo jo, sepse këtë gjë e di anëtarësia e PD. Por, normale nuk është. Pra, po të flasim për anën normale të gjësë, normale nuk është. Dikush futet në garë, futet me një synim, me një pritshmëri. Këtë pritshmëri ua transmeton dhe ndjekësve.
Biles ua rrit pritshmëritë duke thënë që ne do të fitojmë, do të fitojmë thellë dhe të gjithë futen aty angazhohen.
Të mos harrojmë që kemi patur angazhim të mbështetësve të PD, kur ata dolën nga parlamenti, në çadra, me muaj të tërë protesta dhe besoj se kjo është jo shumë e lehtë për mbështetësit e PD. Kjo është jo shumë e lehtë për mbështetësit e PD. Është një strapacim do thoja unë. Është e rëndësishme që të futet në një proces gare brenda PD. Nëse pastaj anëtarësia do prapë atë, atëherë okej themi në Shqipëri ndodh gjithçka”, ka thënë ajo në 9 maj 2021, në emisionin e Mustafa Nanos.
/b.h