Një pushues nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit pasditen e sotme. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 17:25, ku 76-vjeçari me inicialet J.B., u mbyt në det, pasi u fut për t’u larë.
Nuk dihet nëse i moshuari u mbyt si pasojë e ndonjë komplikacioni shëndetësor që mund të ketë pësuar teksa ishte në ujë, apo për shkak të dallgëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/b.h