Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja e sesionit të ri parlamentar, Lulzim Basha ka formuar një ekip të ri për t’u përballur me Edi Ramën, ekip të cilit i janë shtuar edhe zëra kritikë.
Ndonëse opozita humbi Mark Markun dhe Bujar Nishanin, një tjetër zë i fortë duket se shtuar në radhët e PD-së.
Bëhet fjalë për studiuesen dhe pedagogen Jonila Godole, e cila në daljen e saj të parë publike, një ditë pasi u zgjodh drejtuese e Sekretariatit për të Përndjekurit Politikë, deklaroi hapur se PD duhet të ndahet nga Sali Berisha dhe të ecë përpara.
Por përveç qëndrimit të Godoles, ajo çfarë përbën lajm, është fakti se deklarata e saj, është publikuar në gazetën zyrtare të PD-së, Rilindja Demokratike.
Kjo është hera e parë në fakt që gazeta zyrtare e selisë blu, publikon një deklaratë të një zyrtari të tyre që kërkon largimin e Sali Berishës nga PD.
Çfare po ndodh, po ndahet përfundimisht PD nga lideri historik Berisha, pasi dhe gazeta e partisë tashme ka bashkuar zërin me ata qe duan nje distancim te plote nga ish kreu demokrat?
Amerikanët nuk janë mjaftuar vetëm me shpalljen “non grata”, por kanë ushtruar edhe presion që ai të mos jetë pjesë e parlamentit.
Gjithsesi, deri në këto momente nuk ka qëndrim nga ana e PD, ndërsa vetë Berisha ka deklaruar se mezi po pret të rikthehet në Kuvend.
/m.j