Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka përsëritur thirrjen ndaj qytetarëve për tu vaksinuar sa më parë në mënyrë që të jenë më të mbrojtur ndaj covid-19.
Rama me anë të një video ka shpërndarë edhe mesazhin e prof.. Najda Çomos e cila thekson se një pjesë e madhe e personave që aktualisht janë të shtruar në spitalin Infektiv janë persona që nuk e kanë bërë vaksinën dhe janë në gjendje më të rënduar. Sipas saj qytetarët duhet të vaksinohen për të shpëtuar jetë.
“Mirëmëngjesi dhe duke ju kujtuar Vaksinim, Vaksinim, Vaksinim për të shpëtuar jetë, përmes thirrjes nga Spitali Infektiv të prof. Najada Çomo, ju uroj një ditë të qetë.”, shkruan Rama krah videos së publikuar në rrjetin social Faceook.
Mesazhi i Najada Çomos:
“Përkundrazi, virusi është midis nesh dhe ne jemi të ekspozuar karshi virusit COVID-19. Në pjesë e personave akoma nuk janë vaksinuar dhe natyrisht ata persona që nuk janë të vaksinuar në një numër i caktuar rastesh që ndodhen të shtruar në spitale, disa prej të cilëve edhe në gjendje të rënduar. Ndaj thirrja ime është: Vaksinohuni, për të shpëtuar jetën.”, shprehet mjekja.