Një zjarr ka rënë mëngjesin e sotëm rreth orës 03:50 në një lokal në Shëngjin të Lezhës. Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një mase elektrike tek pajisjet frigoriferike.
Sipas informacioneve të para, raportohet se si pasojë e flakëve janë dëmtuar edhe dy automjete që ndodheshin të parkuara aty pranë.
Lokali ndodhet në brezin e rërës dhe është në pronësi të një 35-vjeçari me inicialet E.B., banues në fshatin Manati.
NJOFTIMI
Më datë 31.08.2021, rreth orës 03:50, në Shëngjin, Lezhë, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit E.B.,35 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Nga veprimet hetimore të kryera nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një masë elektrike tek pajisjet frigoriferike.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.
g.kosovari