Raportohet se avioni i fundit amerikan sapo është larguar nga Kabuli
Lajmi është bërë i ditur nga një gazetar i Newsweek i cili shkruan në Twitter se avioni i fundit amerikan që transportonte njerëz jashtë Kabulit është larguar.
Thë Guardian shkruan se zyrtarë të SHBA i kanë konfirmuar gazetarit se avionic i fundit sapo është ngritur nga Kabuli.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Sekretari i Shtypit i Pentagonit John Kirby i cili shprehet se se forcat amerikane tani janë larguar nga Afganistani. Gjenerali McKenzie thotë se ata së shpejti do të japin një fotografi të aeroplanit të fundit që largohet nga Afganistani.
Këshilltari për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan tha paraditen e sotme se 300 qytetarë amerikanë prisnin të largoheshin.
Rreth 6,000 amerikanë janë evakuuar nga Afganistani që nga 14 gusht.
Ndërkohë që numri i përgjithshëm i afganëve të evakuuar është 122 mijë.