Muaji i hapur i vaksinimit ka sjellë fluks kërkesash nga qytetarët e Fierit. Çdo ditë numri i personave që marrin dozat e vaksinave shkon mbi 200, ndërsa deri më tani sipas drejtoreshës së Shëndetit Publik Mirela Mërtiri në të gjithë qarkun, janë vaksinuar mbi 90 mijë persona.
“Po bëj vaksinën e dytë, e bëra të parën shumë në rregull. Nuk pata asnjë shqetësim. Ju bëj thirrje të gjithëve që të bëjnë vaksinën siç e bëmë dhe ne që mos të sëmuret njeri. Unë e kam kaluar COVID shumë rëndë, por tani jam mirë”, thotë një qytetar. shqiptarja.com