Në Tiranë nis të premten Festivali i 54-ët i Këngës në RTSH, aktiviteti më i vjetër i muzikës së lehtë shqiptare. Të gjitha netët e festivalit mund t’i ndiqni drejtëpërdrejtë në valët e RTSH si dhe në livestream në adresën www.rtsh.al.
Fituesi i këtij festivali, sikurse është bërë traditë, do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës, që vitin e ardhshëm mbahet në Suedi. Eshtë kjo arsyeja që nata e tretë e Festivalit të 54-ët të Këngës në RTSH do të transmetohet drejtpërsedrejti edhe në faqen zyrtare të Eurovisionit.
Të gjithë dashamirësit e muzikës europiane do të kenë mundësinë ta ndjekin në linkun e mëposhtëm garën për këngën fituese nga Shqipëria.