Nisur nga emrat që përbëjnë ekipin e ri të Partisë Demokratike, burime pranë PD bëjnë me dije se kryedemokrati i Durrësit Ferdinand Xhaferaj nuk ka pranuar të jetë kandidat për Kryesinë e Partisë Demokratike, të cilët do të zgjidhen sot pasdite.
Emri i tij ishte mes 45 demokratëve që do të kandidonin për kryesinë, por sipas burimeve nga PD, Xhaferaj ka njoftuar mbrëmë partinë që emri i tij të hiqet nga ajo listë.
PD publikoi mbrëmë emrat e ekipit të Bashës, ku kreu i Grupit Parlamentar i është besuar Alfred Rushajt; komisioni i Sigurisë në Parlament, Flamur Nokajt; Komisioni i Ligjeve i është besuar Oerd Bylykbashit, kurse ai i Arsimit, Albana Vokshit.
Ndërkohë, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së do të jetë Edi Paloka, kurse Grida Duma dhe Jorida Tabaku, nënkryetare.
/b.h