Të tjera detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vënien e eksplozivit ndaj makinës së ish kandidatit të pavarur për deputet të qarkut të Dibrës.
Alfred Debreshi dhe Elton Debreshi kanë bashkëpunuar së bashku në mënyrë që të përfitonin azil Gjermani.
Ato inskenuan triolin në makinën e Elton Debreshit. Policia zbuloi se autori ishte vëllai i tij, mirëpo në dëshmitë e dhëna në polici ata e kanë mohuar. Gjithsesi, ishin përgjimet ato që zbuluan planin e dy vëllezërve.
Alfred Debreshi i cili tashmë ndodhet në burg i drejtohet vëllait të tij, Eltonit, me fjalët: “më fute në burg, me q… nënën”, “e din se m’ke çu më burg o plak”, “na q… nënën mor burr”.
Po kështu gjatë bisedave të përgjuara, Alfred Debreshi dhe Elton Debreshi, flasin për mënyrën se si ato e kanë deklaruar ngjarjen përpara policisë dhe janë shumë të shqetësuar pasi deklarimet e Alfredit nuk përputhen me faktet e tjera të deklaruara prej tyre.
/b.h