Shteti grek, edhe pse në krizë, po planifikon të investojë shuma stratosferike për të rindërtuar “Kolosin e Rodit”, një prej 7 mrekullive të Botës dhe krenaria e Greqisë në antikitet.
Sipas projektit, statuja e re do të ndërtohet të paktën 5 herë më e madhe se ajo origjinale dhe do të kushtojë 250 milionë euro.
“Kolosi i Rodit” ishte një ndër mrekullitë e antikitetit. Statuja gjigande u zhduk sipas studiuesve dhe arkeologëve rreth 2 mijë vjet më parë. Ajo u shemb nga një tërmet dhe u zhduk në ujë.
Statuja do të jetë e veshur me panelë solarë për të furnizuar me energji pishtarin.
“Kolosi i Rodit” do të ndërtohet në brigjet e Egjeut, raporton Telegraph.