Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu bëri me dije se varianti Delta po përhapet frikshëm dhe vuri theksin tek thirrja për t’u vaksniuar. Ministrja tha se është e papranueshme indiferenca e thirrje për t’u vaksniuar apo mosvaknimi. Manastirliu tha do të bëhet me detyrim për një pjesë të qytetarëve.
‘Shifrat e ditëve të fundit nga vendet e rajonit janë të dhimbshme, janë nga më të larta qysh prej fillimit të pandemisë, varianti i ri Delat po vërteton se ky është një variant me infektueshmëri më të lartë se virusi në formën e tij fillestare. Delta po përhapet me një shpejtësi të frikshme dhe po infekton njerëz që për asrye të ndryshme nuk e kanë bërë vaksinën. Pandemia tashmë po quhet e të pavaksinuarve. Vala e re e COVID ka mbërritur më herët se vjeshta. 100 të shtruar në spitale 17 prej tyre në terapi intensive. Mjekët më kanë raportuar është se 95% e totalit të shtrimeve. Kush nuk është vaksinuar po rrezikon seriozisht. Mes moshave të reja ka raste të formave të rënda të sëmundjes. Neglizhenca dhe refuzimi i vaksinës, po regjistronin 0 humbje jete. Sot qasjet indiferente ndaj thirrje për t’u vaksinuar, dhe mosvaksnimi janë thjeshtë të papranueshme. Mosvaksnimi bëhet një pengesë e rrezikshme në përballjen e valës së re të infektimeve. Shpejtësia e futjes në fushatën e vaksinimit. Zërat më autoritar të shkencës janë unanime vaksina shmang format më të rënda të sëmundje. Nuk është thjeshtë një zgjedhje personale, nuk është rasti klasik çpunë ke ti me trupin tim, pasi vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon, por edhe të familjarëve, miqve dhe komitetit. Shtatori do jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin’- tha Manastirliu.
g.kosovari