Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet ditën e sotme për masat anti-COVID në një kohë që po diskutohet dhe për vendosjen e vaksinën me detyrim për disa profesione.
Në këtë mbledhje Komiteti do të bëjë me dije vendimin për masat anti-COVID, por nuk dihet nëse do të ketë shtrëngim apo nëse do të mbeten në fuqi këto që janë.
Që pas shfaqjes së variatit Delta në vendin tonë janë rritur ndjeshëm raste me COVID dhe shtrimet në spitale. Disa ditë më parë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se COVID 3 është bërë gati pasi ka një rritje të ndjeshme të shtrimeve. Nëse kjo rritje do të vazhdojë të hapet COVID3.
Dje ministria raportoi se 2 qytetarë kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID, një qytetar 69 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 72 vjeç nga Pogradeci. Nga 5460 testime të kryera, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 768 qytetarë.
g.kosovari