Nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë u vranë në sulmin me dron amerikan që kishte në shënjestër një terrorist të ISIS-K në një lagje rezidenciale të Kabulit, tha një i afërm i të vdekurve për një gazetar lokal që punonte me CNN.
Mes të vrarëve kishte dhe 6 fëmijë, më i vogli prej të cilëve ishte një vajzë 2 vjeçe, shkruan CNN. Personat e vrarë janë: Zamaray (40 vjeç), Naseer (30), Zameer (20), Faisal (10), Farzad (9), Armin (4), Benyamin (3), Ayat (2) dhe Sumaya (2).
Më e vogla e vrarë ishte një vajzë 2-vjeçare, sipas vëllait të njërit prej të vrarëve. Ata ishin “një familje e zakonshme”, tha ai. “Ne nuk jemi ISIS apo Daesh dhe kjo ishte një shtëpi familjare – ku vëllezërit e mi jetonin me familjet e tyre.”
Fqinjët dhe dëshmitarët në vendin e sulmit me dron në Kabul se disa persona u vranë, përfshirë fëmijë.
“Të gjithë fqinjët u përpoqën të ndihmojnë dhe sollën ujë për të shuar zjarrin dhe unë pashë që ishin pesë ose gjashtë persona të vdekur,” tha një fqinj.
SHBA tha se goditje e ushtrisë amerikane me dron shkatërroi një makinë me “disa ekstremistë që do të kryenin sulme vetëvrasëse”, që kishin lidhje me degën e Shtetit Islamik në Afganistan dhe që mund të kishin si objektiv sulmesh operacionet e ushtrisë amerikane në aeroportin e Kabulit, njoftuan zyrtarët amerikanë.
Goditja u ndërmor dy ditë përpara se Shtetet e Bashkuara të përmbyllin tërheqjen e plotë nga Afganistani, një operacion që ka përfshirë evakuimin e dhjetëra mijëra shtetasve amerikanë dhe aleatëve të tyre afganë. Përmbyllja e tërheqjes, e planifikuar për 31 gusht, do të shënojë përfundimin e luftës më të gjatë të Amerikës, ndërsa në Afganistan kontrolli është në duart e talebanëve.
Menjëherë pas deklaratave se në mes të të vrarëve ka pasur fëmijë, forcat amerikane kanë bëreë të ditur se ka filluar hetimet në lidhje me çështjen..Zyrtarët amerikanë deklarojnë se sulmi kishte në shënjestër një automjet që mbante të paktën një person të lidhur me ISIS dhe kishin parandaluar një sulm tjetër vdekjeprurës në aeroport.
g.kosovari