Një 25-vjeçar nga Lushnja ndërroi jetë si pasojë e plagëve nga një aksident rrugore. Viktima është Ervin Kalia, nga fshati Çermë dhe ishte i njohur i Erjon Braçes, i cili ka publikuar foton e të ndjerit.
Me anë të një mesazhi prekës në Facebook, Braçe flet për takimin me familjarët e të riut, ndërsas bën edhe një apelpër të gjithë të rinjtë që të bëjnë kujdes dhe të mos lëvizin me shpejtësi në rrugë.
“Te takoja babain e tij, te afermit, shoket qe e prisnin aty per ta percjelle per here te fundit ne shtepine e tij ne Cerme, ishte akoma dhe me e dhimbshme; Ju ishte keputur nje pjese shpirti! Por jeta keshtu qenka! Tani duhet ta perballojme!
Kam nje lutje per cdo djale te ri, kudo ne Divjake e me tej; Kujdes ne rruge! Pak shpejtesi me shume nuk u con me shpejt atje ku doni te shkoni! Pak kujdes me shume ju mbron jeten, shëndetin”, shkruan Braçe.
Postimi i plotë i Braçes:
Ervin Kalia ishte nje super djalë nga Cerma e Siperme! Vetem 25 vjec, 25 vjec! Ta nxirrja sot nga morgu pas nje jave lufte per jeten prej tij e mjekeve ne spital, ishte shume shume e dhimbshme!
Te takoja babain e tij, te afermit, shoket qe e prisnin aty per ta percjelle per here te fundit ne shtepine e tij ne Cerme, ishte akoma dhe me e dhimbshme; Ju ishte keputur nje pjese shpirti! Por jeta keshtu qenka! Tani duhet ta perballojme!
Kam nje lutje per cdo djale te ri, kudo ne Divjake e me tej; Kujdes ne rruge! Pak shpejtesi me shume nuk u con me shpejt atje ku doni te shkoni! Pak kujdes me shume ju mbron jeten, shendetin!
Cdo perdoruesi te rruges dua ti kerkoj me force te zbatoj rregullat e qarkullimit, kaq! Ervin gje prehje vella me Zotin prane! Babes, nenes e motres, te afermve e shokeve te tu, Zoti tu jape force te perballojne kete dhimbje pa fund