Arbnora Ademaj, bukuroshja nga Kosova ka nisur karrierën në aktrim. Prej disa kohësh, ajo është zhvendosur në Turqi ku dhe është bërë pjesë e serialit “Kirik Hayatlar” që nisi transmetimin me 23 Gusht në kanalin “Kanal D”.
Krah saj luajnë dhe mjaft aktorë të njohur si Erdem Yılmaz, Murat Onuk dhe Burcu Almeman. Së fundmi, gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit, prezantuesja ka zbuluar detaje nga projektet e ardhshme që do të ketë në Turqi.