Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rënie të shifrave në 24 orët e fundit. 978 raste të reja dhe 24 viktima ka pasur vendi fqinj.
Po ashtu njoftohet se në po kaq orë u realizuan 7 mijë e 400 testime.
Shkupi, Tetova, Strumica, Kumanova, Gostivari e Kërçova janë qytetet me më shumë të infektuar ndërsa lajmi i mirë është se 524 pacientë arritën të mposhtin COVID-19.
g.kosovari