Dy javë përpara sulmit, vetëm ditë përpara se Kabuli t’i nënshtrohej talebanëve, ne ishim në kontakt me një komandant të ISIS-K, i cili na tha se grupi po fshihej në qetësi, në pritje të momentit për të goditur. Fjalë që u vërtetuan si profetike në mënyrë rrënqethëse.
Ky komandant na tha se do të bëjë një intervistë me ne në një hotel këtu në Kabul. Dhe thotë se ai mund t’i kalojë postoblloqet pa asnjë problem dhe të hyjë direkt në kryeqytet. Për të provuar këtë, ai na la të filmonim mbërritjen e tij në qytet. Komandandi na tha se kishte 600 trupa nën kontrollin e tij, mes të cilëve Indianë, pakistanezë dhe nga Azia Qendrore.
“Ne kemi operuar në radhët e talebanëve, por këta njerëz nuk përputhen me ne në besim, ndaj ne iu drejtuam ISIS”.
-Mendoni se nuk janë mjaftueshëm strikt në zbatimin e ligjit të Sheriatit?
Ata s’mund të japin asnjë shembull ku kanë zbatuar ndëshkimet fikse të Ligjit Islamik, si prerja e dorës së një hajduti, vrasja me gurë e një tradhtari apo të një vrasësi. Ata nuk mund të zbatojnë ndëshkimet e Ligjit Islamik spese janë nën kontrollin e njërezve të tjerë, që duan të zbatojnë planet e tyre. Ne nuk duam planet e askujt tjetër, por të zbatojmë sheriatin. Ndaj kush është dakord është vëllai ynë, në të kundërt i shpallim luftë, qoftë taleban apo dikush tjetër.
-Prandaj keni bërë ekzekutime publike, bombardime kamikaze dhe gjëra të kësaj natyre?
Po, kam shumë kujtime kur kam qenë i pranishëm në skena të tilla. Është ky brutalitet i ftohtë që e bëri ISIS-K shënjestrën kryesore të ushtrisë amerikane.
-Me forcat amerikane jashtë vendit dhe nën kontrollin e talebanëve, mendoni se do ta keni më të lehtë të zgjeroheni?
Po, kjo është në planet tona. Tani vetëm po rekrutojmë. Por kur të largohen të huajt nga Afganistani, ne do të rinisim operacionet tona.
Ky moment tani ka ardhur, kur bota pa shumë qartë ditën e enjte, një sulm brutal ndaj një vendi të goditur. Dhe është një kërcënim që nuk po lagohet, teksa trupat amerikane kryejnë tërheqjen e plotë të tyre.
g.kosovari