Zona e ish-bllokut prej disa orësh vuan mungesën e energjisë elektrike. Në një njoftim shpërndarë për mediat, OSHE sqaroi se shkak ëhstë bërë shkëputja e një kablli elektrik në këtë zonë, nga kompania “Kevin Construction” e cila po kryente punime.
OSHE njofton se do të marrë masat për vendosjen para ligjit të personave përgjegjës për situatën.
“Nisur nga kjo situatë e papërgjegjshme, OSHEE ka marrë të gjitha masat për vënien para ligjit të firmës duke depozituar kallëzim penal në polici.
Nga ana tjetër, në terren ndodhen grupet e punës të cilat po punojnë intensivisht për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike tek abonentët e prekur nga ky incident.
Aktualisht janë jashtë pune 3 kabina elekrike që furnizojnë zonën pranë kinema “Agimi“, thuhet në një deklaratë të OSHEE.