Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi u kap duke transportuar drejt Tiranës 33 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Pogradec, pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se i riu me inicialet A. K., banues në Sarandë, u kap duke transportuar në drejtim të Tiranës, me kamion 33 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Ai u kap në lagjen nr. 3, Pogradec.
Shqiptarja.com