Ky që shihni në foto është Abdul Rahman al-Logari, kamikazi i ISIS, që shpërtheu veten me eksploziv në mes të një turme jashtë aeroportit të Kabulit, duke i marrë jetën 103 personave.
Fotografia e tij u publikua nga dega e ISIS në Afganistan, i cili mori edhe përgjegjësinë për masakrën në Kabul. Agjencia zyrtare e grupit ekstremist tha se kamikazi kaloi nëpër pikat e kontrollit të talebanëve dhe arriti në një distancë prej pesë metrash, nga vendi ku gjendeshin disa forca amerikane, përkthyes dhe qytetarë afganë.
Shpërthimi ndodhi pikërisht në zonën ku mijëra persona prisnin që dokumentet e tyre të shqyrtoheshin nga autoritetet, e të merrnin dritën jeshile për të hyrë në aeroport. Talebanët e dënuan me forcë atentatin kundër civilëve, duke theksuar se ai ndodhi në një zonë ku siguria është në duart e forcave amerikane.
Sot, 24 orë pas sulmit, zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë të Afganistanit ka bërë të ditur se numri i viktimave ka shkuar në 130, mes tyre edhe 13 trupa amerikane, ndërsa 150 janë qytetarë të plagosur.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka paralajmëruar autorët e sulmit kamikaz se do t’i bëjë ata që ta paguajnë shtrenjtë jetën e çdo qytetari të vrarë.
Biden refuzoi të zgjasë afatin përtej 31 gushtit për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani, por premtoi se do të evakuojë çdo qytetar amerikan që dëshiron të largohet./m.j