Zbardhen shkaqet e akidentit tragjik me 5 viktima dhe 4 të plagosur në Muzinë. Nga ekspertiza paraprake mjeti “Land Rover” që zbriste qafën e Muzinës ka dalë përpara furgonit me pasagjerë që po ngjiste rrugën.
Prej përplasjes së fortë drejtuesi i fugonit doli nga rruga dhe ra në greminë. Një ditë pas aksidentit policia e Gjirokastrës arrestoi drejtuesen e mjetit “Land Rover”, 22 vjecaren Rexhina Çelhaka nga Tirana.
Për të përfunduar ekspertizën në vendngjarje këtë mëngjes u rikthyen sërish ekspertë të policisë dhe mblodhën prova të reja. Në vendin e aksidentit kanë mbetur ende sendet personale të personave që ndodheshin në furgon, 5 prej të cilëve sëbashku me drejtuesin e mjetit Bardhi Proda ndërruan jetën në vend.
E vetmja e mbijetuar që udhëtonte në këtë furgon tip “Benz” Greta Deberdini 25 vjeç nga Tirana ka thyer krahun është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa u plagos dhe drejtuesja e “Land Roverit”, Çelhaka dhe dy mikeshat e saj banese në Itali. Në këtë aks rrugor që është mjaft problematik mungojnë barrierat mbrojtëse që mund të kishin ndikuar për të mos pasur këtë bilanc tragjik.
Mjetet u përplasën rreth orës 15.30 të së enjtes, furgoni me pasagjerë që drejtohej nga bardhi Proda ishte nisur nga Tirana për në Sarandë me 5 pasagjerë. Dy çifte bashkëshortësh një nga Tirana dhe tjetri nga Ukraina dhe vajza që i mbijetoi aksidentit.
Mjeti pas përplasjes me “Land Roverin” doli nga rruga dhe ra në greminë. Për nxjerrjen e trupave të pajetë zjarrfikësit punuan 2 orë pasi terreni ishte i vështirë. Për rreth 4 orë edhe rruga nacionale Sarandë Gjirokastër u bllokua duke shkaktuar kaos./ abcnews
g.kosovari