Arrestohet një shtetas për veprën penale “ Kanosje “ “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”
Me datë 24.12.2015, u arrestua në flagrancë shtetasi :
- Pashk Lleshi , 55 vjeç, banues në Mirditë
Pasi për motive të dobëta, nga oborri i banesës së tij ka gjuajtur me armë zjarri gjuetie drejt një kodre në distancë rreth 800 metra ku kulloste bagëtitë shtetasi M.P. 44 vjeç, banues në Mirditë.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje i armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 84 dhe 280 të Kodit Penal.