Policia malazeze kapi mëngjesin e sotëm një sasi të madhe kokaine, e cila ishte nisur nga vendet e Amerikës Latinë për në portin e Tivarit. Droga ishte e ndarë në 1 205 pako, një pjesë e të cilave kishte sipër mbishkrimin “Covid”.
Sipas mediave malazeze, policia ndodhi një strategji të veçantë për të shkuar të porositësit e drogës. Pasi e konstatuan sasinë e madhe të drogës, policia bashkë me punonjësit e doganës bënë “një sy qorr” duke e lënë kontejnerin të dalë normalishtnga porti. Madje, kontejneri u fut edhe në skaner dhe drejtuesit të kamionit iu dha certifikata se gjithçka ishte e pastër.
Më pas, policia ndoqi rrugëtimin e kontejnerit në kamionin me targa PG-353GA për të kuptuar se ku do të shkonte me qëllim kapjen e porositësve. Gjatë ndjekjes, kamioni u ndal fshatin Mojanoviçi në Zeta ku edhe u arrestuan dy persona. Të arrestuarit sipas policisë malazeze janë arijana K. dhe Buda K.
“Droga u gjet në një kontejner me banana dhe u arrestuan dy persona”, shkroi më pas në Tëitter Drejtoria e Policisë së Malit të zi, e cila pasi e peshoi konstatoi se bëhej fjalë pikërisht për 1 205 kilogram kokainë, të ndarë në pako 1 kilogramëshe.
Pas kapjes së kësaj sasie të madhe droge, policia malazeze kreu disa operacione kërkimi në zona të ndryshme të vendit duke sekuestruar edhe atje drogë e armë, megjithatë ky është informacion që rrjedh nga mediat lokale dhe jo zyrtarisht nga policia.
/a.r