Mark Lleshi, banues në fshatin Kallmet është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për armë mbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik me 2 krehra, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Njoftimi i policisë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kallmeti”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.
Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, një armë gjahu dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
-Mark Lleshi, banues në fshatin Kallmet, Lezhë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri automatik me 2 krehra, 1 armë gjahu dhe municion luftarak.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
/a.r