Pep Guardiola duke se ka ndërruar mendjen, tani dëshiron Manchester Unitedin. Spekulimet e shumta rreth të ardhmes së Louis Van Gaal, dhe shkarkimi i tij të mundshëm nga posti i trajnerit të Unitedit, ka bërë që trajneri në ikje i Bayern Munichut, Pep Guardiola, të ndërrojë mendje.
Ka kohë që flitet për një kalim të mundshëm të spanjollit në Manchester City, por mediat britanike shkruajnë se ish trajneri i Barcelonës ka ndërruar mendje dhe tani dëshiron Manchester Unitedin. Madje edhe e përditshmja gjermane “Bild”, ka raportuar një gjë të tillë, duke thënë se Guardiola dëshiron të jetë trajner i ri i Manchester Unitedit, para Manchester Cityt dhe Chelseas, që po ashtu janë të interesuara për shërbimet e tij.