Kjo është Rexhina Çelhaka, drejtuesja e “Land Rover”-it që hodhi në greminë furgonin me pasagjerë, ka shtetësi italiane.
Dhe nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë pikerisht drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka, banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998, dhe Xhulia Parini, e datëlindjes 1999, ndërsa mësohet se 22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira.
Viktima të aksidentit janë dy gra dhe tre burra, ku janë identifikuar shoferi i mjetit, Bardhi Proda, dhe çifti i bashkëshortëve, Fiqiri e Dritë Korçari.
Ndersa vajza e nxjerrë e gjallë nga furgoni është është Greta Kaberdini, 25 vjeçe, dhe ndodhet në Spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën. /m.j
Nje thirrje per vetegjyqesi, per lincim publik, nje grishje per te leshuar kopene e bishave te egra ndaj prehes se njome. Dhe kulmi eshte qe lajmi jepet me emer e mbiemer dhe shoqerohet edhe me foto, ku behet kujdes te jepet edhe shtetesia e vajzes, sic veprohet me kriminelet e rendomte qe kerkohen nga Interpoli, me te vetmin ndryshim qe ate nuk e kerkon policia, por turma e bishave ne rrjetet sociale qe mezi pret ta shqyeje cope-cope. Verdikti u dha “bjerini dhe shqyjeni”, nuk na lipsen te dime rrethanat e aksidentit, opinionin e eksperteve, prezumimin e pafajesise.