Në mesin e 5 viktimave që gjetën vdekjen këtë të enjte në aksidentin tragjik në Qafë Muzinë, janë edhe bashkëshortët Fiqiri dhe Drita Korçari, 77 vjeç dhe 72 vjeçe. Ata ishin pasagjerë në furgonin e linjës Tiranë-Sarandë që ra në greminë, pasi u përplas me një fuoristradë.
Po ashtu, është identifikuar edhe shoferja e makinës. Ajo është Rexhina Çelhaka dhe mësohet se bashkë me të, në makinën Land Rover udhëtonin dhe dy shtetas të huaj.
Nga aksidenti tragjik, përveç bashkëshortëve Korçari gjetën vdekjen edhe shoferi i furgonit, Bardhyl Proda, si dhe dy persona të tjerë. Identiteti i këtyre të fundit nuk dihet ende. Ndërkohë në spital ndodhen 4 persona që udhëtonin me furgonin e që mbetën të plagosur.
/a.r