Pas dy sulmeve terroriste me shpërthim kamikaze në aeroportin e Kabulit në Afganistan ka reaguar për herë të parë edhe zëdhënësi i Talebanëve, Zabiullah Mujahid duke thënë se kjo ishte e planifikuar.
Një reporter i “The guardian” raportoi se një gazetar nga Kabuli i dërgoi një deklaratë të përkthyer nga zëdhënësi i talebanëve, Zabiullah Mujahid duke thënë se talebanët kishin paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme nga grupet terroriste si ISIS.
Duke u distancuar ne kete menyre nga keto akte terrori, qe sipas talebaneve s’kane autoresine as sponsoprizimin e tyre.
“Talebanët janë të përkushtuar ndaj bashkësisë ndërkombëtare dhe nuk do të lejojnë që terroristët të përdorin Afganistanin si bazë për operacionet e tyre.
Talebanët kanë paralajmëruar trupat amerikane për grupe të mundshme terroriste si ISIS”, tha Mujahid.
Theksojmë se në mesin e viktimave ka edhe amerikanë, ka konfirmuar sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby.
/m.j