E teksa varianti Delta po arrin kulmin e infektimeve në Shqipëri dhe rritjen e numrit të të shtruarve, qytetarët vijojnë të mos respektojnë asnje nga masat antiCovid.
Në supermarkete, punonjës dhe qytetarë hyjnë dhe dalin pa maskë. Kjo pamje është në të gjithë kryeqytetin.
Në bare dhe restorante, ku tavolinat janë plot me qytetarë, edhe kamarierët vijojnë të shërbejnë pa maskë, ndonëse e kanë me detyrim mbajtjen e saj.
Autobusët vijojnë të mbeten bombë me sahat. Pothuajse 99 % e qytetarëve janë pa maskë. Sheh vetëm tek-tuk ndonjë person.
Anëtarë të Komitetit Teknik të Ekspertëve thanë se në ditët në vijim për të gjithë personat që nuk mbajnë maskën brenda ambienteve të mbyllura do të nisin të aplikohen gjobat.
/a.r