Japonia raportohet se ka propozuar ngritjen e një fondi të qeverisë për të zgjidhur një mosmarrëveshje të gjatë me Korenë e Jugut, në lidhje me skllavet e seksit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gratë janë detyruar të punojnë në bordellot e ushtrisë japoneze.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka udhëzuar ministrin e tij të Jashtëm që ta zgjidhë këtë çështje gjatë vizitës në Seul, javën e ardhshme, raportojnë mediat në Tokio.
Çështja ka ndjekur marrëdhëniet midis dy vendeve për dekada të tëra.
Llogaritet se rreth 200,000 gra, shumica e tyre koreane, janë shfrytëzuar seksualisht nga ushtria japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Të tjerat kanë qenë nga Kina, Filipinet, Indonezia dhe Tajvani.
Japonia ka kërkuar falje për “vuajtjet” që u ka shkaktuar grave, por Koreja e Jugut do kërkim falje më të fuqishme dhe kompensim për viktimat.