Khabib Nurmagomedov vijon të tërheqë vëmendjen e fansave edhe tani që nuk është më sportist. Ish-kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, në një konferencë për shtyp, ka befasuar me deklaratën e tij, e konsideruar maskiliste.
Tashmë në rolin e trajnerit, rusi u shpreh se është kundër daljes në kafaz të vajzave seksi, që sipas tij nuk kanë asnjë rol në këtë sport. “Nuk dua të fyej askënd, por mendoj se vajzat e kafazit janë personat më të panevojshëm në sportin tonë”, tha Khabib.
“Cili është qëllimi i tyre? Kjo është pyetja. Ju mund të tregoni se cili raund po luhet edhe në kafaz. Ato janë pjesa e gabuar e historisë në sportin tonë. Nëse shihni historinë e sportit tonë kuptoni se janë të panevojshme. Ky është mendimi im personal”, tha Khabib.
Rusi e mbylli karrierën si sport ii pamposhtur, 29 fitore, 0 humbje dhe tani ka nisur karrierën si trajner. Ai ka krijuar kompaninë e tij të promovimit të sportistëve, “Eagle FC.
Khabib Nurmagomedov: Ring girls are the most useless people in martial arts.
😂🤣🔥 pic.twitter.com/OOSEHsWuKI
— sameera khan (@SameeraKhan) August 24, 2021