Kongresmenët vendosën me shumicë votash për të zgjeruar mbështetjen federale për kopshte e çerdhe si dhe programe të tjera sociale.
Deri më 27 Shtator ata ranë dakord që të votojnë edhe propozimin për investime në infrastrukturë me vlerë 1 trilion dollarë, të miratuar nga Senati.
Demokratët nuk kanë shumë vend për gabime në këtë përpjekje për të miratuar këto dy nisma masive të Presidentit Biden, në një kohë kur gëzojnë vetëm një epërsi të ngushtë në Dhomat e Kongresit.
Ligjvënësit do të punojnë për të detajuar zërat specifikë buxhetorë, ndër to rritjen e shpenzimeve për sistemin parashkollor, arsimin dhe programet e tjera sociale dhe do të rriste taksat për të pasurit dhe korporatat.
Liberalët, përfshirë ligjvënësen Alexandria Ocasio-Cortez, kanë thënë se nuk do të mbështesin paketën e investimeve në infrastrukturë pa u arritur miratimi i projekt-buxhetit të përgjithshëm, sepse shqetësohen se mund të humbin fuqinë për presion e kompromis.
Kreu i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin Mçarthy kritikoi ashpër zonjën Pelosi për vëmendjen mbi këtë temë me rëndësi për axhendën e brendshme të Presidentit Biden, pa u marrë me krizën në Afganistan.
/a.r