Sipas OBSH–së gati 1.3 miliardë njerëz në botë vuajnë nga hipertensioni, një vrasës i heshtur shpesh i nxitur nga obeziteti që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, goditjes në tru dhe sëmundjeve të veshkave.
Hultimi i përbashkët i OBSH-së dhe Kolegjit Imperial në Londër tregon se hipertensioni mund të diagnostikohet lehtësisht duke monitoruar presionin e gjakut dhe të trajtohet me ilaçe me kosto të ulët, por gjysma e njerëzve të prekur nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre.
Studimi gjithashtu tregon se vendet e pasura e kanë vënë nën kontroll këtë sëmundje, mirëpo situata më e rëndë paraqitet në vendet me të ardhura të ulëta.
Shkencëtarët deklarojnë se përveç faktorëve gjenetikë, hipertennsioni lidhet edhe me stilin e jetës të cilat përfshijnë dietat jo të shëndetshme, pasivitetin fizik, konsumimin e duhanit dhe alkoolit, diabetin e pakontrolluar dhe mbipeshën.
/a.r