Kryeministri Rama tha sot se emrat e ministrave të rinj do të publikohen javën e ardhshme.
“Qeveria e re do të shpallet javën e ardhhsme. Kemi një skuadër kampione ku ka shumë zgjedhje për shumë role dhe kampionati 4-vjeçar kërkon jo vetëm një formacion të mirë qeverisës, por edhe një stol rezervash të gjatë për të pasur në vijimësi mundësi për energjizim të skuadrës. Me shumë mirënjohje për të gjithë ju, bashkëpunimin që secili prej jush dha në këtë qeveri, ju falenderoj edhe njëherë për të gjithë këtë periudhë sfiduese kohe. Ishte një nder për të gjithë ne” – tha Edi Rama në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
/a.r