Kryeministri Edi Rama ka apeluar sot që të gjithë qytetarët e pavaksinuar t’i drejtohen qendrave të vaksinimit. Rama tha se Covid19 do të jetë prezent edhe këtë vit ndërsa sugjeroi se si Pfizer edhe Sinovac janë efektive.
i Rama ka mbledhur qeverinë sot duke mbajtur një fjalim përmbyllës për mandatin e dytë qeverisës.
Për kryeministri Edi Rama puna e këtij mandati u përmbyll me nota pozitive sa i takon dy sfidave më të mëdha, pandemisë dhe tërmetit.
“Asnjë në gjendje të rëndë nuk është i vaksinuar. Të vaksinuarit nuk kanë shenja të rënduara. Kritikët e Sinovac, ndahen gjysmë për gjysmë të vaksinuarit me Pfizer dhe ato me Sinovac. Të gjithë ata që nuk kanë bërë vaksinën të mos humbasin kohë dhe të mos rrinë në pritje me mendimin e gabuar se Pfizeri bën e Sinovacu s’bën. Vaksina nuk i mbron të gjithë nga infektimi por është e qartë se ajo % e vogël që preket e kalon sëmundjen pa kërcënimin fatal të jetës. Vaksinohuni, vaksinohuni. Frika dhe konspiracioni e lënë njeriun pa imunitet. Ky virus do të jetë me ne edhe këtë dimër. Numrat po rriten dhe nëse sot jemi më të mbrojtur lidhet me numrin e lartë më të vaksinuar. Vaksinën duhet ta bëjnë me patjetër edhe ata që kalojnë COVID19 sepse studimet sugjerojnë se s’ka imunitet natyral afatgjatë”, tha Rama.
g.kosovari