Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Këshillin e Ministrave ku ka mbajtur fjalën përmbyllëse të mandatit të dytë qeverisës.
Shefi i qeverisë tha sot se pavarësisht se pandemia dhe procesi i rindërtimit vijon, ai ndihet krenar për menaxhimin pas këtyre dy krizave.
Rama pati një apel edhe për ata që nuk janë vaksinuar, duke pritur të marrin doza Pfizer si më të preferuara. Ata që nuk janë vaksinuar, tha Kryeministri, të mos rrijnë në pritje. Sipas tij nuk ka asnjë dallim mes Pfizer apo Coronavac dhe kjo teori konspiracioni po rrezikon shtimin e infektimeve.
“Kjo është një qeveri e punës dhe jo e fjalës” – tha Rama.