Ylli afgan i popit Aryana Sayeed e vendosur ne Los Agelos pasi talebanët morën pushtetin, tha se ajo nuk u besonte deklaratave të tyre se ata kanë ndryshuar dhe nuk do të persekutonin me gratë.
“Isha e pashpresë”, u tha ajo mediave ndërkombëtare dhe e konsideroi një mrekulli faktin se ja arriti që të dalë jashtë vendit pasi kishte një pasaporte britanike.
Sayeed tha se aeroporti ishte në gjendje shumë kaotike, me gra e fëmijë që po shtypeshin aty nga turmat e mbledhura pas dëshpërimit qe mbuloi vendin. Ajo tha se një grua u përpoq ta bindte te merrte fëmijën e saj me vete.
“Unë nuk mund ta ndaj një fëmijë nga nëna, dhe ajo në të vërtetë donte që unë ta merrja fëmijën por nuk munda. Ushtarët më pyetën nëse ishte foshnja ime dhe unë ju thashë nuk është e imja, por ju lutem a mund ta lini të hyjë sepse fëmija do të vdesë. Ata thanë: Më fal zonjë. Ne nuk mund ta bëjmë këtë”.
Këngëtarja dhe i fejuari tani janë në Los Angeles te shqetësuar për familjen dhe miqtë që kanë lanë pas.
“Ata janë të pashpresë, absolutisht të pashpresë”, tha Aryana. Sipas saj miliona njerëz në Afganistan kanë mbetur pa ushqim dhe pa strehë dhe po jetojnë me frikë.
/a.r