Njëri nga dy të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani, Dardan Krivaqa, u arrestua nga policia.
Ekskluzivisht për Klan Kosova ka folur personi që falë tij, Krivaqa ka përfunduar në pranga.
Ai duke dashur që të mbetet anonim, ka thënë se ka qenë në kontakt me policinë prej momentit që e ka parë të kërkuarin në fshatin Dardani të Ferizajt.
“Kam dashur ta ndaloj vetë, por policia më tha që të mos bëj asgjë sepse është person i rrezikshëm. Deri në vend të ngjarjes kam qenë këtu edhe pasi e kanë arrestuar. Kam qenë pas policisë”, është shprehur ai.
“Kur e ka parë njërin nga policët ka tentuar të largohet, por nuk mundi të ikë. Është rrëzuar nga biçikleta dhe ka tentuar të ikë. Nuk është goditur nga vetura”.
Ndërkaq gjithë ngjarjen ka treguar se e ka parë edhe pronari i shtëpisë pranë së cilës u arrestua i dyshuari.
/a.r